Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

- Advertisement -

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.

Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja do të ofrohet përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në program.

“Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik”, thuhet në njoftim.

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”, në këtë [link](https://ekosova.rks-gov.net/Service/1).

Ndërkaq, familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike mund të marrin ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

Afati i aplikimit ka nisur më 19 tetor 2026 dhe do të jetë i hapur deri më 31 mars 2027.

Ministria ka bërë të ditur se subvencionimi fillon nga muaji kur aprovohet aplikimi dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar që të aplikojnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë gjatë gjithë periudhës së programit.

“Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit verifikohen nga institucionet përkatëse. Deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit ose kthimin e mbështetjes së përfituar”, thuhet më tej në njoftim.

Për më shumë informata rreth kritereve dhe kushteve për përfitim, qytetarët mund të vizitojnë [faqen zyrtare të ministrisë](https://mpfvlc.rks-gov.net/).

Për sqarime shtesë, ministria ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrin e telefonit 038-200 27 277.

Të ngjashme

Të fundit