Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëherë do të festojë e gjithë Kosova

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka shkruar se këtë herë urimi nuk është si zakonisht, duke thënë se pritja për rikthimin e tij dhe të ish-krerëve të tjerë të UÇK-së është më e rëndësishme se festimi i ditëlindjes.

Ai ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, si dhe Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi, duke thënë se shpresa për rikthimin e tyre pranë familjeve është e madhe.

“Deri atëherë, dijeni se jeni në mendjet, zemrat dhe lutjet e shumë qytetarëve që po ju presin me padurim. Dhe ajo ditë nuk duket më larg. Korriku është shumë afër. E bashkë me të, shpresa e madhe që po e pret çdo familje, çdo mik e çdo qytetar. Atëherë do të festojë e gjithë Kosova. Ju presim krahëhapur!”, shkroi mes tjerash Hamza.

Të ngjashme

Të fundit