• Ballina
  • Lajme
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Këshilla mjekësore
    • Kuriozitete
    • Moda
    • Receta
    • Shëndeti
    • Këshilla mjekësore
    • Shëndeti
    • Moda
    • Receta
    • Kuriozitete
  • Rozë
  • Opinione
  • Teknologji
    • Auto-Tech
    • Auto
  • Zgjedhjet 2025
Kërko
Logo
Logo
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email
21.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025
Kycu / Regjistrohu
  • Blog
  • About
  • Contact

Buy now

Facebook
Instagram
Logo
  • Ballina
  • Lajme
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Të gjithaKëshilla mjekësoreKurioziteteModaRecetaShëndeti
      Kuriozitete

      Sekretet ndaj partnerëve, shkak i divorceve

      Këshilla mjekësore

      Gabimi fatal që jeni duke bërë ju që konsumoni tostin, ekspertët zbulojnë se…

      Kuriozitete

      Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine

      Këshilla mjekësore

      Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë

      Moda

      Buzëqeshja e Hollywood-it nuk preferohet më: Si po ndryshon standardi i bukurisë

    • Këshilla mjekësore
    • Shëndeti
    • Moda
    • Receta
    • Kuriozitete
  • Rozë
  • Opinione
  • Teknologji
    • Auto-Tech
    • Auto
  • Zgjedhjet 2025
  • Ballina
  • Lajme
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Të gjithaKëshilla mjekësoreKurioziteteModaRecetaShëndeti
      Kuriozitete

      Sekretet ndaj partnerëve, shkak i divorceve

      Këshilla mjekësore

      Gabimi fatal që jeni duke bërë ju që konsumoni tostin, ekspertët zbulojnë se…

      Kuriozitete

      Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine

      Këshilla mjekësore

      Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë

      Moda

      Buzëqeshja e Hollywood-it nuk preferohet më: Si po ndryshon standardi i bukurisë

    • Këshilla mjekësore
    • Shëndeti
    • Moda
    • Receta
    • Kuriozitete
  • Rozë
  • Opinione
  • Teknologji
    • Auto-Tech
    • Auto
  • Zgjedhjet 2025
BallinaBallina
Ballina

Hamza tha se Qeveria s’po arrin t’i përfundojë as projektet e nisura nga qeveritë kaluara, Kurti i kundërpërgjigjet

12:03 | 29/03/2024
Facebook
WhatsApp
Viber
    By GAZETA SCANNER
    0
    201
    - Advertisement -

    Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur Kandidatit për Kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamzës, i cili mbrëmë tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë projekt me të cilin do të mund të identifikohet dhe se s’ka arritur t’i përfundojë as projektet që i ka gjetur të nisura nga qeveritë e kaluara, duke përmendur rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan e Gjakovë.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se do t’i përfundojnë punët që “qeveritë e mëhershme i lanë keq e në gjysmë”.

    “Nuk ka qenë e lehtë të zhbëjmë labirintin burokratik, keqplanifikimet me projekte dhe keqmenaxhimet me kontrata, por po ia dalim”, ka shkruar Kurti.

    Për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka nisur para 15 vjetësh, Kurti ka thënë se kanë filluar punimet me hov dhe se nga një rrugë me dy korsi, po kthehet në rrugë nacionale me dy drejtime e katër korsi.

    “Puna po vazhdon edhe në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, para 8 vjetëve. Atë po e zgjerojmë dhe po ia shtrojmë të shumëpriturat 15 kilometrat e mbetur në segmentin Prishtinë-Lluzhan, për çka kemi ndarë 35 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

    Për Autostradën Prishtinë-Gjilan, Kurti ka thënë se po shkon drejt përfundimit.

    “Mbi 75% të punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar. Është ndarë buxheti për vazhdimin e saj deri te Dheu i Bardhë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, por edhe jemi të vendosur që puna të ecë e të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më pare”, ka deklaruar Kurti.

    Ndërkaq ka shtuar se tash së fundmi janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc, me një gjatësi 12.8 km, në vlerë prej 21 milionë euro.

    “E kemi ndarë buxhetin për të vazhduar pastaj me segmentin nga Dollci e deri në Zahaq”.

    Ka përmendur edhe rrugën Prizren-Tetovë.

    “Më tej, kemi filluar procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës nga dalja jug e autostradës në Prizren e deri në hyrje të tunelit të rrugës Prizren–Tetovë si dhe ndërtimin e rrugës nga fshati Kërstec në komunën e Sharrit e deri në fshatin Zapod të Bashkisë së Kukësit. Jemi afër përfundimit të urës në Drelaj dhe janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e urave në Badoc e Rogovë të Hasit”, thuhet në postimin e Kurtit.

    Ndryshe, për arsyetimet e ekzekutivit për mospërfundimin e rrugëve me problemet me shpronësime, Hamza mori shembull Rrrugën e Kombit dhe Autostradën “Arbën Xhaferi”.

    “Nuk ka investime kapitale. Me cilin projekt do me u identifiku Qeveria aktuale. Cilat janë ata. Nuk i ka përfunduar as ato që i ka gjetur të fillume, si psh rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, rruga për Gjilan, rruga për Gjakovë… Po e marrim shembull Rruga e Kombit, as s’ka ekzistu projekti, as s’kanë ekzistu paret e as pronësimet, u ba. Autostrada “Arbën Xhaferi”, as s’kanë ekzistuar projekti teknik, as shpronësimi, as paratë, por u bë. Mijëra kilometra rrugë”, ka deklaruar Hamza.

    Të ngjashme

    Lladrovci falënderon pjesëmarrësit në hapjen e tubimit zgjedhor: 101 herë faleminderit!

    23:18 | 13/09/2025

    Uran Ismaili hap fushatën: Koha për për punë, ky është vizioni...

    20:22 | 13/09/2025

    Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë...

    20:05 | 13/09/2025

    Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që...

    15:37 | 13/09/2025

    Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin...

    10:15 | 13/09/2025

    Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    08:01 | 13/09/2025
    Më shumë
    Artikulli paraprak
    Zbulohet surpriza për dasmën e Romeos dhe Heidit?
    Artikulli tjetër
    Ambasadori Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale
    GAZETA SCANNER

    Të fundit

    Ballina

    Lladrovci falënderon pjesëmarrësit në hapjen e tubimit zgjedhor: 101 herë faleminderit!

    Ballina

    Uran Ismaili hap fushatën: Koha për për punë, ky është vizioni im

    Ballina

    Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

    Ballina

    Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

    Ballina

    Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

    Ballina

    Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    Më shumë
    Logo

    Kjo webfaqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Gazeta SCANNER. Materialet e publikuara janë të mbrojtura me të drejtën autoriale të Gazetës SCANNER. Lajmet dhe të gjitha materialet janë për shfrytëzimin personal të lexuesve dhe jo për qellime profitabile. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë medium tjetër, pa lejen e Gazetës SCANNER përbën shkelje të së drejtës autoriale dhe është i ndaluar sipas akteve ligjore në fuqi.

    Kontakti: [email protected]

    Facebook
    Instagram
    Twitter

    Gazeta Scanner © 2023 All right reserved.

    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Lifestyle
    • Rozë
    • Opinione
    • Teknologji
    • Zgjedhjet 2025

    Hosting & Development Vizatim.com