Hamza takon ambasadorin gjerman: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

 

Hamza ka shprehur shqetësimin për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore.

 

“Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike. E falënderova ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset shtetformuese”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.

 

Link: https://www.facebook.com/bedrihamza.official/posts/pfbid02cqiDxMLgB6UKvRKjQjubuQuoZAHchbEZwZpy2o6TDy6JgNCnp2Ej2VYocCSmazxfl?__cft__[0]=AZbhsmTV1cSwmoOa6aw9v0-E0m8T8ZQqLu8IzxqfHh4HK_IxOe356sJ6s732excQ0qYsDuMuHcf3AUeNoyYdFCyhXQqfoJQZKQb2iX4a1z8p_Umag0X8G-OC5SjJTF76eV26CUMO_XJxS2yMGV-CKIMpVlErVDkvQJyF2MnM2Ij3tw&__tn__=%2CO%2CP-R

 

Të ngjashme

Të fundit