Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka premtuar rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve në Kosovë.
Në një konferencë për media, Hamza tha se qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë mbështetje dhe siguri financiare.
“Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme. Nuk do të jetë ndihmë vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por një rritje e qëndrueshme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe parashikueshmëri financiare”, deklaroi ai.
Sipas Hamzës, kjo nënkupton që punëtorët e sektorit publik do të përfitojnë ekuivalentin e gjashtë pagave shtesë brenda vitit.
Ai po ashtu premtoi rritje prej 50 për qind edhe për pensionet dhe përfitimet sociale për të gjitha kategoritë, përfshirë pensionistët kontribuues, pensionistët e moshës, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Do të ketë rritje të pagave 50% dhe kjo do të jetë e përhershme, nuk do të jetë ndihmë në kohë fushatash zgjedhore, por e përhershme, që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe parashikueshmëri. Dhe kjo nuk i bie që punëtorët e Kosovës në sektorin publik të marrin një pagë më shumë në vit, por kjo i bie që të marrin gjashtë paga më shumë”.
“Do të ketë rritje pensionesh për të gjitha kategoritë: për kontribuuesit, për moshën, për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës, për veteranët, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Do të ketë rritje të përfitimeve për 50%, dhe do të ketë edhe beneficione të tjera. Te familjet e dëshmorëve nuk do të ketë detyrim me zgjedh mes pensionit të dëshmorit, nëse ke tre dëshmorë në familje. Kjo është një lloj kujdesi i shtetit në raport me kontributin e tyre.
Dhe nuk do të ketë pagesë më të vogël se 250 euro”, tha ai mes tjerash.






