![Hamza për përvjetorin e Masakrës së Studimes: Civilë të pafajshëm u vranë çnjerëzisht nga forcat serbe Hamza për përvjetorin e Masakrës së Studimes: Civilë të pafajshëm u vranë çnjerëzisht nga forcat serbe](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/05/440967238_821371323213367_5291127834097413509_n.jpg)
I nominuari për kryeministër të vendit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka qenë në Studime të Vushtrrisë për përvjetorin e masakrës së 2 majit të vitit 1999.
Hamza nga këtu tha se “civilë të pafajshëm u vranë çnjerëzisht nga forcat serbe vetëm pse ishin shqiptarë”.
“Dhimbja e banorëve të Studimes së Vushtrrisë për më të dashurit e tyre të vrarë më 2 maj 1999 vazhdon të jetë e madhe. Civilë të pafajshëm u vranë çnjerëzisht nga forcat serbe vetëm pse ishin shqiptarë. U ekzekutuan edhe fëmijë e gra shtatzëna para syve të familjarëve të tyre.
Sot, 25 vjet më pas, plagët e luftës nuk janë shëruar dhe ndajmë dhimbjen me çdo familje që ka humbur anëtarë të familjes nga krimet e tmerrshme të Serbisë në Kosovë.
Sot, nesër e përgjithmonë, me respektin më të madh, do t’i kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”