Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes

- Advertisement -

Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë.

Pas një takimi që ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku është diskutuar për çështjen e Ligjit për Specialen, Hamza ka thënë se Jakup Krasniqi do të duhej të ishte i lirë dhe i pranishëm në familjen e tij.

Ai ka thënë se Krasniqi ka qenë i burgosur edhe në ish-Jugosllavi vetëm pse ka kërkuar të drejta për popullin e tij, derisa në këtë periudhë, siç ka thënë Hamza, ai po përballet me një proces të padrejtë në Hagë.

“Tash prapë duke u ballafaquar me një proces të padrejtë. Qe 6 vite i paraburgosur, prapë duke u ballafaquar me një proces të mungesës së fakteve dhe provave, por thashthemeve. Dhe, ka ardhur për një gjendje familjare, ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se është i bindur si secili qytetar i Kosovës është i pajtimit se Jakup Krasniqi është dashur me qenë në shtëpinë dhe në familjen e vet dhe afër bashkëshortës së tij dhe jo në situatat çfarë aktualisht po kalon.

Të ngjashme

Të fundit