esidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka marrë në përputhje me rendin kushtetues.
“E ka marrë vendimin në përputhje me rendin kushtetues, Kushtetutën dhe besoj dhe shpresoj që e ka analizuar mirë, dhe unë jam ithar i asaj që të respektohet në plotni Kushtetuta e Kosovës,” tha Hamza, teksa hyri në Kuvend.
Ndërkohë që theksoi se në takim me Osmanin do të shohin se cilat janë datat e propozuara.
“Shikoj, unë jam duke iu përgjigjur ftesës së Presidentes së Republikës së Kosovës për takim konsultativ me partitë politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve. Do të shikoj se cilat janë datat e propozuara. Sidoqoftë, unë mendoj se gjithçka do të vendoset në përputhje me Kushtetutën, me rendin kushtetues”, ka thënë ai.






