10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili duke kritikuar qasjen e deritanishme të Qeverisë së Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, ilustroi pikëpamjen amerikane nëpërmjet një thënie të urtë: “Gjyshi im ka thënë se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino në pragun e derës së atij klubi”.

Për këtë, Hamza thotë se është për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës kanë ardh në këtë situatë për të dhënë deklarata të tilla.

Tutje, Hamza thotë se partneriteti nuk do të thotë vetëm beneficione por edhe përgjegjësi.

“Jam i sigurt që nuk ka të bëjë me qytetarëve të Kosovës, është për keqardhje që disa herë, nuk është e momentit është si rezultat I veprimeve të caktuara të vazhdueshme viteve të fundit. Është për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës me I pru në një situatë që me dal me deklarata të tilla. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm e të përgjegjshëm, partneriteti nuk kupton vetëm beneficione por edhe përgjegjësi. Kushdo që është në qeveri, e posaqërisht në qeverinë aktuale duhet ta merr shumë serioze”, tha Hamza në Debat Plus.

“(Kujt ia tha këtë deklaratë Hovenier) Ia ka thënë qeverisë së republikës së Kosovës dhe të gjithë atyre që kanë kontribu për me ardh deri të kjo deklaratë”, përfundon Hamza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit