Hamza: PDK synon kapacitete të reja energjetike, përfshirë gazin dhe termocentralin e ri

- Advertisement -

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike mbetet një nga prioritetet kryesore të programit elektoral të partisë.

Në Debat Plus, Hamza theksoi se plani i PDK-së përfshin zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, projektin e gazit, si dhe ndërtimin e një termocentrali të ri me kapacitet prej 500 deri në 600 megavat.

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë e programit tonë elektoral, dertimi i kapacitete të reja energjetike. Duke përfshi burimet e ripërtërishme, projektin e gazit dhe termocentralin e ri 500 deri në 600 megavat…”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

Të fundit