Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë të ditur se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
Sipas tij, subjektet politike duhet të bëjnë marrëveshje politika para konstituimit të Kuvendit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jam në pozitë të qëndrueshme, për shkak se asnjëherë gjatë rrugëtimit tim politik nuk kam vendosur vija të kuqe, nuk kam vendosur as në këto zgjedhje, dhe mendoj se nuk është mirë me vendos vija të kuqe”, tha i pari i PDK-së.
“E kam dhënë preferencën time, që më e shëndetshme për vendin është krijimi i partive të cilat kemi qenë në opozitë, tash varet kjo prej numrave, ka më shumë formula. Mirëpo nuk kam qenë përjashtues. Dhe mendoj që për me pasë institucione shpejt dhe të qëndrueshme duhet me pasë marrëveshje politike qysh tash, pa filluar ende konstituimi i Kuvendit”, tha ai.






