2.9 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Hamza në Itali: Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim

- Advertisement -

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkuar në Itali, ku ka takuar bashkëatdhetarët atje. Ai ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovës është jashtëzakonisht i madh.

Hamza është zotuar se do të krijojë mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë. Ai thotë se bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore.

“Pas konventës, erdha në Itali t’i takoj bashkatdhetarët tanë. Kontributi që diaspora jonë jep për Kosovën është jashtëzakonisht i madh. Unë do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, duke ofruar mbështetje të veçantë përmes granteve investive. Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në këto katër vjetët e fundit. Kosova mundet ma mirë!”

https://www.facebook.com/share/p/1CxKQU7DSB/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit