Hamza: Jam i bindur se jemi bashkë me Limajn, pres mbështetje e tij

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se kjo parti është e hapur për Fatmir Limajn.

Ai ka vlerësuar se janë bashkë me liderin e Nismës dhe se pret mbështetjen e tij në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në emisionin ”Click” të RTV21, ai është shprehur i bindur në mbështetjen e Limajt për këto zgjedhje.

“As kemi humb ne, as Fatmir Limaj. Fatmirin e kam mik për së vërteti dhe më vjen mirë që kushdo që nuk e ka mik si unë, Njiheni me shumë se 23-24 vite dhe nuk kemi pasur asnjëherë luhatje në raportet personale. Jam i bindur se jemi bashkë me Limajn dhe pres që ai ta japë mbështetjen e vet. Është në të drejtën e tij”, është shprehur Hamza.

Sipas tij, Limaj duhet t`i futet garës së brendshme zgjedhore në PDK.

“Në procesin e ardhshëm zgjedhor brenda PDK-së, që do të mbahet menjëherë pas zgjedhjeve, Fatmir Limaj është i mirëpritur në radhët e PDK-së, në një proces të brendshëm zgjedhor për të gjitha nivelet – Kuvendin e partisë, Këshillin dhe Kryesinë. Besoj që bashkë do të jemi më të fuqishëm”, ka deklaruar Hamza.

Të ngjashme

Të fundit