Gazetari Valon Syla, ka dhënë komentet e tij lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit të së dielës.
Syla, ka thënë se nga pjesëmarrja më e ulët do të humbasë së pari partia më e madhe, ndërsa LDK, ka thënë ai s’do të jetë nën 17%.
‘‘Pjesëmarrja e ulët do ta dëmtojë partinë e madhe më së pari. Bedri Hamza është person i cili zgjedh për unitet. Krejt pajtohen që Hamza me kanë kandidati. PDK natyrisht e shoh si të dytën. LDK mendoj që do të ketë rritje, Vjosa Osmani së paku nja 5% i kthen. Por që tham edhe ma herët e demoralizon qat votuesin e fotografisë Albini me Vjosën. Unë e shoh LDK që do të jetë afër 20%, por asesi nën 17%’’, ka thënë ai mes tjerash.





