1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Hamza dhe Abdixhiku me plane konkrete për arsim dhe biznes, Kurti merret me histori e pekmez

- Advertisement -

Kandidatët për kryeministra kanë vazhduar fushatën edhe në ditën e shtatë.

Kjo ditë mbyllet me prezantimin e planeve konkrete nga Bedri Hamza i PDK-së për arsimin dhe bursat për studentët, ndërkaq Lumir Abdixhiku ka prezantuar projekte për biznesin dhe se si shteti nuk do të jetë armik i tyre.

Ndërkaq, si zakonisht në këto ditë fushate, kandidatë të Vetëvendosjes për deputetë kanë vazhduar fyerjet ndaj LDK-së duke e quajtur Lodhja Demokratike e Kosovës, konkretisht Hajrullah Çeku, Albin Kurti është marrë me histori të Prizrenit, pekmezin dhe ajvarin.

Përveç projektit që ka nisur për rrugën Prizren – Tetovë, Kurti nuk ka prezantuar ndonjë plan konkret në Prizren të premten.

Ndryshe prej tij, Hamza ka pasur plane konkrete për studentët, për të cilët ka premtuar 25 milionë euro për bursa çdo vit.

“Për studente dhe studentë, që është investimi më i duhur, 25 milionë euro për bursa çdo vit, për shkollim brenda dhe jashtë Kosovës. Për çiftet e reja, ne premtojmë dhe i qëndrojmë prapa, 100 euro për të gjitha ato çifte, të cilat nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike. Do të subvencionohen në baza mujore ata që i çojnë fëmijët në çerdhe private”, ka thënë Hamza.

“Kjo me qëllim që të ndihmohen nënat e reja, që të kenë mundësi të shkojnë në punë dhe të mos shqetësohen për fëmijët e tyre dhe fëmijët e tyre të kenë përkujdesjen e nevojshme”, ka thënë Hamza.

Hamza, ka thënë se për familjet që kanë dhënë heronj, dëshmorë e martirë, për ata që kanë humbur gjymtyrë dhe plagët ende i kanë të hapura, do u rriten të ardhurat.

“Për të gjitha këto kategori, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, pensionet do të rriten për 50 %”, thotë Hamza.

Në postimin e tij, Hamza ka thënë se veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar.

“Atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë do t’u ofrohen mundësi më të mira dhe të ardhura më të larta. Përkrahja për të gjitha kategoritë e luftës do të rritet për 50%. Po ashtu, veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar”, ka shkruar Hamza.

Me mesazhin për ndryshim dhe një qasje të re qeverisëse, Abdixhiku premtoi përkushtim ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës publike, duke lënë pas, siç e quajti ai, “primitivizmin e sotëm qeverisës”.

“Kosova ka biznese të mira, të forta! Krejt çka i duhet është një Qeveri që e kupton se pse është Qeveri në radhë të parë. Jo për të sharë, jo për të fyer, hiç se hiç për t’u ankuar; por për të shërbyer me gjëra konkrete! Ndryshimi po vjen! Me të, dhe mendësia e re në Kosovë që primitivizmin e sotëm qeverisës e lë në harresë!” – shtoi kreu i LDK-së. /Paparaci/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit