Hamza akuzon Vetëvendosjen për bllokadën në zgjedhjen e Presidentit

- Advertisement -

 

Bedri Hamza ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e fajësuar pozitën për dështimin në procesin e zgjedhjes së Presidentit, shkruan Scanner.

Ai ka thënë se përpjekjet për t’ia atribuar përgjegjësinë opozitës janë të padrejta, duke theksuar se vendi po përballet me bllokada politike prej gati dy vitesh, si pasojë e, sipas tij, qeverisjes së papërgjegjshme.

Hamza ka kritikuar edhe ofertat e fundit të mazhorancës, duke i cilësuar si “lojë politike” për t’u arsyetuar para qytetarëve dhe jo përpjekje reale për zgjidhje.

Sipas tij, qëndrimi i opozitës mbetet i njëjtë dhe parimor përballë kësaj situate politike.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Po shohim sërish përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit. Prej gati dy vitesh, vendi po përballet me bllokada politike, jo për mungesë mundësish, por si pasojë e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme.

 

Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje.

 

Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor.

Të ngjashme

Të fundit