Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ishte i paaftë për ta kuptuar mesazhin në kohën e duhur”.
Ai në T7 te DPT te Fidani, ka thënë se Kurti ka gabuar që dialogun e ka fokusuar te çështja e targave.
“Ishte i paaftë për ta marrë mesazhin në kohën e duhur. E ka kuptuar vonë situatën e ka thënë vetë në intervistë për gazetën gjermane”, ka thënë Hamiti.
Ka shtuar se Kurti i ka të gjitha mekanizmat e shtetit për të pasur informacione për gjendjen në Veriun e Kosovës.
Po ashtu ka hedhur një mori akuzash për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.