9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Hamiti thotë se Kurti ishte i paaftë për ta kuptuar mesazhin me kohë për gjendjen në veri

- Advertisement -

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ishte i paaftë për ta kuptuar mesazhin në kohën e duhur”.

Ai në T7 te DPT te Fidani, ka thënë se Kurti ka gabuar që dialogun e ka fokusuar te çështja e targave.

“Ishte i paaftë për ta marrë mesazhin në kohën e duhur. E ka kuptuar vonë situatën e ka thënë vetë në intervistë për gazetën gjermane”, ka thënë Hamiti.

Ka shtuar se Kurti i ka të gjitha mekanizmat e shtetit për të pasur informacione për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Po ashtu ka hedhur një mori akuzash për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit