Hamiti: Në opozitë VV-ja fajësonte Qeverinë për gjithçka, në pushtet fajëson qeveritë e kaluara

- Advertisement -

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie për qeverisjen dhe dështimet e saj.

Hamiti ka thënë se derisa ishte në opozitë, VV-ja ia atribuonte Qeverisë përgjegjësinë për gjithçka, ndërsa tani që është në pushtet, fajin për dështimet ua lë qeverive të mëparshme.

Sipas tij, VV-ja e ka marrë pushtetin për të përfituar nga privilegjet e tij, por jo për të mbajtur përgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve.

“VV-ja e ka marrë Qeverinë për të marrë privilegje të pushtetit, por jo përgjegjësi për vendin dhe qytetarët e tij. Përgjegjësinë dhe fajin i kanë të tjerët, duke përfshirë votuesit e saj”, ka shkruar Hamiti.

Ai e ka cilësuar VV-në si të papërgjegjshme si në opozitë, ashtu edhe në pushtet.

“Të papërgjegjshmit nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë”, ka përfunduar Hamiti në reagimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit