Hamiti: Kosova po i vuan pasojat e zgjedhjes së kësaj klase të mbrapshtë pushtetore

- Advertisement -

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova po i vuan pasojat e zgjedhjes së kësaj klase të mbrapshtë pushtetore.

Ai ka numëruar dëmet që Qeveria Kurti ia ka sjell Kosovës gjatë këtyre viteve.

Në profilin e saj në Facebook, ai ka shkruar se për fajin e kësaj qeveria Kosova tash po i humb edhe 40 milionë eurot e radhës nga Plani i Rritjes i BE-së.

“Mbi 30 muaj rresht, nga qershori i vitit 2023 deri në fillim të vitit 2026, Kosova ishte nën sanksione të ashpra financiare të BE-së për fajin e politikave të mbrapshta të Qeverisë së Vetëvendosjes që e drejton prej vitesh Albin Kurti. Për pasojë, na u pezulluan fonde të BE-së prej rreth 700 milionë eurosh për projekte jetike për qytetarët e Kosovës. Për shkak se Vetëvendosja e Albin Kurtit i ka marrë shumicën e madhe të votave në tri palë zgjedhje parlamentare në më pak se 1 vit e gjysmë – por nuk di apo nuk do të qeverisë, por të sundojë Albin Kurti, për çka po e çon vendin vazhdimisht në zgjedhje – Kosova tash po i humb edhe 40 milionë eurot e radhës nga Plani i Rritjes i BE-së”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Qytetarët e Kosovës, si ata që i votojnë Albin Kurtin dhe VV-në e tij, si ata që nuk i votojnë, po i vuajnë pasojat në vendin e katandisur keq e më keq prej kësaj klase politike që e do pushtetin me çdo kusht, por jo shtetin e Kosovës, as qytetarët”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit