15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Bedri Hamza, është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurti.

Haliti tha se Bedri Hamza është ekonomist i mirë dhe mund t’i sjellë projekte interesante vendit, derisa shtoi se Albin Kurti është populist i mirë.

“Rival? Për profesionin që e ka, Bedri Hamza është ekonomist, është më i mirë se Albini, është më i mirë se Albini shumë. Por Albini është populist i mirë në kuptimin e asaj që ka një energji, nuk e di ka e merr, dhe propagandën e ka bërë me lejen tonë, ne ia kemi mundësua. Me na sha sa të dojë në Kuvendin e Kosovës, me bë protesta me akuza çfarë ka deshtë, kemi leju çka ka deshtë me bë”, u shpreh Haliti në studion e emisionit “Info-Nata” në Tëvë1.

Ndërsa, sa i përket shkuarjes në zgjedhje të parakohshme ose jo të Kosovës, Haliti tha se kryeministri aktual, Abin Kurti, është tallur me opozitën.

Sipas tij, Kurti fillimisht kishte thënë se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, derisa më vonë kishte deklaruar se do të shkoj në zgjedhje me 14 shkurt, kur edhe i përfundon mandati qeverisës.

“Kurti ka bërë hajgare me opozitën…nuk jam i sigurt që do të shkojmë në zgjedhje me dëshirën e Albinit por edhe nuk jam i sigurt që do të mund ta rrëzojmë, pa dëshirën e Albinit”, u shpreh Haliti për Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit