8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haliti i VV-së: Të enjten shihet a ka pasur bereqet takimi Kurti-Krasniqi

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se të enjten do të shihet nëse takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka pasur “bereqet”.

Ai ka thënë kështu pasi të enjten mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.

“Se a ka qenë me bereqet do ta shohim të enjten kur është seanca e Kuvendit të Kosovës, ku kemi një mori marrëveshjesh ndërkombëtare që s’marrin ratifikim, meqë duhen edhe votat e opozitës.”

Siç jeni të njoftuar PDK ka disa muaj që refuzon të merr pjesë në çdo lloj votimi edhe për ligje të thjeshta, e aq më shumë për ligje ndërkombëtare. Të enjten do ta shohim nëse kanë lëvizur nga qëndrimi për marrëveshjet ndërkombëtare.” – ka thënë Haliti në T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit