26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Haliti i PDK-së: Inspektorët e VV-së po kontrollojnë nëse veteranët e luftës po punojnë që t’ua ndalin pensionet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se “inspektorët e VV-së po kontrollojnë nëse veteranët janë duke punuar për t’ia ndalur pensionet”.

Kështu ka thënë ai në RTV Dukagjini.

“Më kanë thënë që këta inspektorat e VV-së, nëpër kompani kontrollojnë a ka veteran tu punu për me ia ndalë pensionin. Në krejt botën ata që luftojnë për vendin e kanë një pagë shtesë në raport me tjerët për kontributin e dhënë, e jo me ia ndalu me punu diku tjetër. E jo me ia ndalu atë pagë që s’mund as të jetojnë me bukë thatë.” – ka thënë ai.

Haliti ka thënë se nuk ka qenë e dobishme për vendin që shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila të flasë me kriminelin, Milan Radoiçiq.

“Nuk mund të them që ka shkelje ligjore sepse nuk ka ndonjë ligj që mund ta dënojë që ka folur në telefon, ka mundur të flasë edhe me Vuçiqin. Parimisht është e padobishme edhe për ta edhe për Kosovën, që një kriminel që është në listën e zezë të SHBA-së, nuk është dashur të bisedohet me të.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit