Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur në lidhje me video-incizimet e publikuara ku përfshihen shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, Slavko Simiq i Listës Serbe dhe kryeorganizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin e DPT me Fidanin, Qalaj theksoi se ka kërkuar nga AKI-ja “që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës”.
“Fillimisht kam kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës, për shkak të një komunikimi i cili tashmë dihet botërisht se kush është dhe i cili është përgjegjësi kryesor për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku, për sulmin terrorsit në Kosovës dhe për tentim aneksimin e veriut nga Serbia”, tha ai në Klan Kosova.