Fisnik Halimi nga PIPOS, ka folur lidhur me Exit Poll-in që u publikua mbrëmë në Klan Kosova, rezultatet e të cilit ishin pothuajse të njëjta me rezultatet e KQZ-së.
Në emisionin “Kosova Today”, Halimi bëri të ditur se ky rezultat erdhi pas përmirësimit të resurseve dhe punës në terren, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, ai tha se fushata zgjedhore, sipas tij, ka pasur zero vlerë në rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa shtoi se vlerë kishte parafushata.
“Fushata e ka pasur vlerën zero, për shkak se askush as nuk ka fituar, as nuk ka humbur. Por parafushata e ka pasur vlerën shumë të madhe. Sondazhin e parë ne e kemi bërë dy ose tre muaj para zgjedhjeve, kur është menduar se zgjedhjet do të jenë më shpejtë sesa kanë qenë, aty, nëse nuk gaboj, Vetëvendosje ka qenë 37-38% me vota të Kosovës, mirëpo aty fenomeni Vjosa Osmani është matur si subjekt i veçantë”, tha Halimi në Klan Kosova






