15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Halimi e LDK-së: Me urdhër nga zyrat e qeverisë u sabotua projekti më i madh i kryeqytetit

- Advertisement -

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ka marrë vendim t’i pezullojë punimet në “Rruga A” në Prishtinë.

Sipas saj, sabotimi i projektit më të madh të Kryeqytetit, është hiç më pak se goditje brutale kundër interesit qytetar.

“Sabotimi i projektit më të madh të Kryeqytetit dhe gjithë shtetit tonë, është hiç më pak se goditje brutale kundër interesit qytetar. Me urdhër nga zyrat e Qeverisë, nënshkruar nga një instrument i pushtetit – nga motra e deputetes së mazhorancës përkatësisht – ky akt i ultë, vjen në vazhdën e sabotimit ndaj punëve të mira, të mbara e të shumta, që po bëhen në Kryeqytet”, ka shkruar Halimi në Facebook.

“Së pari tentuan t’ia marrin arbitrarisht buxhetin Prishtinës; pastaj vazhduan t’ia zvarrisin megaprojektin e ‘Unazës së Mesme’; ndërsa tani me pabesinë e radhës, ndërprerjen e projektit madhor ‘Rruga A’”.

Tutje, ajo shton se jo vetëm që s’bëjnë një projekt të vetëm në 31 muaj qeverisje, por edhe bëhen pengesë dhe digë pritëse ndaj projekteve të të tjerëve.

“Kjo është hera e parë që komentoj vendimet e gjykatave. Pra, ky është përjashtimi nga rregulli, në synimin tonë të përbashkët për të sjellë rregull dhe zhvillim në Prishtinën tonë. Kosova meriton më mirë. Republika, sikurse Kryeqyteti, mund të bëjë shumë më tepër!”, shkruan në fund të reagimit të zëdhënëses së LDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit