Halil Matoshi: Vjosa Osmani 5 vjet nuk ka folur me askënd, tash po thotë “hajde folim”

- Advertisement -

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka kritikuar ish presidenten Vjosa Osmani lidhur me thirrjet e saj të fundit për dialog dhe komunikim publik, duke thënë se një qasje e tillë po vjen me shumë vonesë.

Sipas Matoshit, Osmani gjatë mandatit të saj ka munguar në komunikim me akterë të ndryshëm shoqërorë e politikë në vend, por edhe me qytetarët.

“Vjosa Osmani 5 vjet nuk ka folë me njeri të gjallë në këtë vend, tash platformën ‘hajde folim’. Shumë vonë, po më vjen keq prej saj se shumë vonë. Nuk ka folë me neve, i ka sha mediat, i ka sha sindikatat, i ka sha intelektualët, për Albinin ka qitë pushkë, e sot ‘hajde folim’”, deklaroi Matoshi në Politiko .

Ai shtoi se presidentja është dashur të komunikojë më herët me qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit.

“Për çka, me kë? Pse s’ke folë dje me mu, pardje? Jo me mu, po me qytetarët e Republikës. Kurrë s’ka folë”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit