8.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Hakerët rusë paraqesin nivel “të lartë” kërcënimi për BE-në

- Advertisement -

Grupi famëkeq i hakerëve rus “Fancy Bear” po synon qeveritë evropiane me sulme kibernetike.

Kështu i kanë paralajmëruar zyrtarët ekipi i reagimit ndaj emergjencave kibernetike të Bashkimit Evropian në një shënim të parë nga “Politico”.

Të paktën shtatë qeveri evropiane janë vënë në shënjestër të fushatave të mashtrimit.

“Ne vlerësojmë se niveli i kërcënimit të paraqitur për institucionet dhe agjencitë e BE-së nga ky aktivitet është i lartë”, tha Ekipi i Reagimit të Emergjencave Kibernetike për BE-në (CERT-EU) në një shënim të klasifikuar.

“Fancy Bear”, i njohur gjithashtu si APT28, është një grup hakerash i lidhur me inteligjencën ruse, për të cilin Shtetet e Bashkuara thanë se qëndronin pas hakimeve të vitit 2016 të Komitetit Kombëtar Demokratik, të cilët kontribuan në fitoren e zgjedhjeve të Donald Trump.

Grupi u sanksionua gjithashtu nga autoritetet e BE-së në vitin 2020 për hakimin e Bundestagut gjerman në vitin 2015.

“Ai po përdor dokumente të ndryshme mashtrimi për të joshur viktimat, duke përfshirë procesverbalin e takimit të një nënkomiteti të Parlamentit Evropian dhe një raport nga një Komitet Special i Kombeve të Bashkuara”, thuhej në shënim.

Paralajmërimi vjen mes shqetësimeve në rritje se zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm do të jenë në shënjestër të grupeve të hakerave nga vendet me një program sulmi kibernetik kundër Evropës, si Rusia dhe Kina.

Votuesit e BE-së shkojnë në qendrat e votimit në qershor.

Grupet e hakerëve të lidhur me shtetin rus kanë pllakosur vendet evropiane me sulme kibernetike, spiunazh kibernetik dhe fushata dezinformuese për vite me radhë, në ato që vendet e BE-së i konsiderojnë si përpjekje për të prishur politikën e tyre të brendshme dhe qëndrimin diplomatik.

Në veçanti, “Fancy Bear” është një nga grupet më dinake të kërcënimit të Moskës që ka funksionuar për të paktën 15 vjet.

Ai është i specializuar në infiltrimin e qeverisë dhe organizatave kritike të industrisë në të gjithë Perëndimin dhe përdorimin e informacionit të hakuar.

CERT-EU mbështet të gjitha institucionet e BE-së në përgjigjet e tyre operacionale kundër sulmeve kibernetike.

Ai gjithashtu punon me agjencitë dhe organizatat kombëtare kibernetike për të shkëmbyer informacione dhe për të shmangur sulmet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit