14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor

- Advertisement -

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit kur ky i fundit e quajti Opozitën “hajvana”.

Hamza tha se ka përgjegjësi të madhe dhe nuk e lejon vetën të shprehet në atë mënyrë.

“Unë po e ripërsëris, e para jam prind i tre fëmijëve, e dyta punoj si profesor, e treta kam qenë bartës i shumë pozitave të larta publike, dhe kam përgjegjësi se si formulohem, dhe sigurisht që nuk do ta lejojë vetën. Gjuha shqipe është shumë e pasur me fjalë që mund ta thuash çdo mendim tëndin., tha Hamza, transmeton Klankosova.tv

Ndër tjerash, Hamza potencoi se preokupimi i Partisë Demokratike të Kosovës që t’i adresojë sfidat e vendit dhe problemet e qytetarëve.

“Gjithçka ka qenë e kalkuluar dhe është e kalkuluar deri në detale. Preokupimi ynë është se qysh me i adresu sfidat e vendit, problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me bë një ambient më të mirë për bizneset, qysh me zhvillu ekonominë, arsimin, shëndetësinë, e qysh me përmirësu standardin e jetës së qytetarëve”, vijoi tutje ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit