Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ftesën e bërë ndaj tij nga Prokuroria Speciale.
Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se dikur Kurti thoshte ’Hajnat në burg, ndërsa shton se tash Kurti po i mbron hajnat.
“A pe din cka po thotë kryeministri, po ju thotë juve, me politika popullsite si para 4 viteve: hajnat në burg. Cilt don me i çu mo. Shumë hajna iu ka ba. Po i mbron hajnat tash, ai spo i përgjigjet prokurorisë për hajnat. Prokuroria po heton për hajnat, kryeministri po thotë: Jo unë nuk vi atje, hajde ti te une”.