Verdhezinjtë triumfuan 2:3 ndaj Hoffenheim në udhëtim, ndërsa ishin dukë përsuar 2:0, në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit gjerman.
Leon Avdullahu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 45-të me një gol spektakolar.
Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 54-të kur Lemperle realizoi.
Por, pasi kaluan një orë lojë, filloi rikthimi i madh i Dortmundit.
Fillimisht, Guirassy ngushtoi rezultatin në minutën e 61-të të takimit.
Pesë minuta më vonë, Silva shënoi për 2:2, pas asistimit nga Guirassy.
E krejt në fund në minutën e 86-të, Albian Hajdari në tentim për ta larguar topin, e dërgon atë në rrjetën e vet për 2:3.






