Në ndeshjen e kthimit të 1/8 finaleve të Ligës së Kampionëve, Manchester City shkatërroi 7-0 Leipzig, ndërsa Erling Haaland ka shënuar pesë prej tyre, duke e kapur shifrën e golave në total për Manchester City këtë sezon në 39.
Kështu, ai vendosi një rekord të ri për Manchester City për numrin e golave në një sezon. Rekordi i mëparshëm prej 38 golave i përkiste Tommy Johnson dhe u vendos në sezonin 1928/1929.