15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Haaland, lojtari më i mirë i sezonit në Premier League

- Advertisement -
Erling Haaland është emëruar lojtari më i mirë i sezonit në Premier Leaguen angleze.
Premier League e konfirmoi një gjë të tillë të shtunën, një ditë para xhiros së fundit të kampionatit që luhet të dielën.

Haalandi shënoi 36 gola në elitën e futbollit anglez, më së shumti brenda një edicioni në histori të Premier Leagues.

Të dielën ai e ka edhe një shans për ta rritur edhe më shumë këtë rekord, kur Manchester City luan në udhëtim te Brentfordi. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 17:30.

Norvegjezi e ka fituar tashmë titullin me Manchester Cityn.

Ai u bë lojtari i parë i Premier Leagues që shënon në tri ndeshje rresht në ndeshjet në shtëpi, nga tre gola në secilën prej tyre.

Për Manchester Cityn u bë lojtari i parë që shënon tregolësh në derbin e qytetit, prej vitit 1970.

Haalandi mposhti konkurrencën e Kevin De Bruyneit, Harry Kaneit, Martin Odgaardit, Marcus Rashfordit, Bukayo Sakas dhe Kieran Trippierit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit