Mediat gjermane dhe angleze po raportojnë se Joško Gvardiol mund të jetë një nga objektivat kryesorë të FC Bayern Munich për verën e ardhshme. Sipas raportimeve të fundit, bavarezët kanë bërë kontaktet e para për mbrojtësin e Manchester City, ndërsa vetë lojtari thuhet se është (pro) rikthimit në Bundesliga.
Ish-legjenda gjermane Lothar Matthäus ishte një nga të parët që zbuloi interesimin e Bayernit, ndërsa “Sport1” raporton se Gvardiol është admirues i klubit bavarez që nga koha kur luante te RB Leipzig.
Situata është bërë edhe më interesante pas lajmeve se Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, gjë që mund të sjellë ndryshime të mëdha në skuadrën angleze.
Megjithatë, problemi kryesor mbetet çmimi. Manchester City nuk pritet ta lëshojë lehtë kroatin, i cili konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë. Flitet për një shumë që mund të arrijë 75-90 milionë euro, shifër që mund ta komplikojë operacionin për Bayernin, edhe pse bavarezët nuk kanë telashe financiare.






