17.4 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Guvernatori i BQK-së takoi kryestatisticientin e FMN-së, diskutojnë për reformat dhe zhvillimet e ardhshme në fushën e statistikave

- Advertisement -

Në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankë Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C., Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, zhvilloi takim me Drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh Krye-statisticient i FMN-së,  Bert Kroese bashkë me ekipin e tij, njofton BQK, transmeton Scanner.

Sipas njoftimit të BQK-së, në takim u diskutua për reformat dhe zhvillimet e ardhshme në fushën e statistikave, në funksion të avancimit të përgatitjes së të dhënave, rritjes së transparencës dhe informimit më të qartë të publikut.

Gjatë takimit u diskutua më konkretisht për avancimin e raportimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS) dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së në këtë fushë, avancimin e ndërtimit të Indeksit për Llogaritjen e Çmimeve të Patundshmërive (IÇPB), mundësinë e ndërtimit të një modeli për matjen e parasë së gatshme në qarkullim dhe avancimin e përpilimit të llogarive kombëtare.

Gjithashtu, është biseduar për avancimin e metodologjive për statistikat financiare qeveritare dhe bashkërendimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të kualitetit të të dhënave. Avancimi i reformave në këto fusha do të ketë ndikim në politikëbërjen ekonomike, vlerësimin e aseteve, parandalimin e pastrimit të parave, mbikëqyrjen më efikase të institucioneve financiare, të gjitha këto në funksion të stabilitetit financiar dhe ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ismaili shprehu mirënjohjen ndaj FMN-së për asistencën e vazhdueshme ndaj BQK-së dhe i njoftoi drejtuesit e lartë të këtij institucioni për reformat e ndërmarra nga institucioni që e drejton dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë si në fushën e statistikave ashtu edhe në sferat tjera me rëndësi në kuadër të fushëveprimit të BQK-së.

“Në kuadër të takimit, është konfirmuar se mbështetja e FMN-së për BQK-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe reformave të zhvillimit në fushën e statistikave, si një rëndësi e veçantë për informimin e drejtë dhe transparent të qytetarëve.”, bën të ditur BQK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit