25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Gutierrez: Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga hapja e bordit të RTK-së ndaj presioneve politike nga pushtetarët

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka dënuar presionin politik nga i cili ka rënë bordi i Radio Televizionit të Kosovës.

Përmes një postimi në X, Gutierrez tha se bordi “duhet të mbrojë pavarësinë e transmetuesit publik”.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga hapja e bordit të RTK-së ndaj presioneve politike nga pushtetarët. Bordi duhet të mbrojë pavarësinë e transmetuesit publik!”, tha ai.

Kujtojmë se më 7 korrik drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Vet Ahmetxhekaj shkroi një letër të gjatë, të cilën e titulloi “I had a dream”, përkthyer në shqip “Unë kisha një ëndërr”, ku tregoi për të arriturat, sifdat e punët që po priste t’i kryente si drjetori i RTK-së. Ajo që ra në sy në shkrimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, ishte përmendja e presionit politik.

S’është akt dorëzimi e as vullneti, por kulm i presionit politik, shkroi drejtori i deri djeshëm i transmetuesit publik.

“Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoj me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik.” – shkroi ndër të tjera Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj në letrën e tij është shprehur se një Drejtor i Përgjithshëm, s’mund të funksionoj pa krijuar ekip që mbrohet nga interferimi politik.

“Në gjykimin tim, një Drejtor i Përgjithshëm do të duhej të kishte mbështetje të plotë në krijimin e ekipit të tij dhe të mbrohet nga interferimi politik në çfarëdo forme dhe kurdo që mund të shfaqet. Uroj që pasardhësi im të jetë më fatlum në këtë drejtim.” = ka shkruar ish-drejtori.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit