Kandidati për deputet nga LDK-ja, Paris Guri ka deklaruar se motra e deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba është pranuar në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë
Përmes një video në profilin e tij në Facebook, Guri tha se në konkurs kishin aplikuar 73 persona.
“Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër.Me grante e me punësime. Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit”, tha Guri mes tjerash.
Postimi i plotë: