11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Guardiola: Më pëlqen të jem trajneri i këtij ekipi, Haaland nuk është zhgënjyer kurrë nga unë

- Advertisement -

Pas kritikave për rezultatet e fundit të fundit, Pep Guardiola i rikthehet fitoreve me Manchester City dhe e bën këtë me një rezultat të pastër, duke fituar 4-0 ndaj Slovan Bratislava. Trajneri vlerësoi Ilkay Gundogan, i cili u rikthye këtë vit te “citizens”.

Ai luajti në një nivel që ne e dimë se mund ta bëjë. Kundër Neëcastle ai ishte protagonist i një ndeshjeje jo shumë të mirë. E kam parë në 8 apo 9 vitet e fundit, ai dje zhvilloi një lojë fantastike. Më pëlqen të jem trajner i kësaj skuadre, i dua ata!”, tha Guardiola.

Një nga protagonistët ishte i riu McAtee, që shënoi edhe një gol të rëndësishëm: “Ne jemi shumë të lumtur për të! Ai është i adhurueshëm, të gjithë fëmijët e duan atë… Ai lëviz shumë mirë në hapësira të ngushta. Ky gol do të jetë një nxitje e madhe për të”.

“Ne duam ta bëjmë atë të ndihet pjesë e grupit dhe në gjendje të luajë pa asnjë hije dyshimi. Ne kemi shumë besim tek ai dhe do të na ndihmojë në shumë ndeshje . Unë e di se gjithmonë mund të mbështetem tek ai”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll foli për Erling Haaland, që u zëvendësua në ndeshjen e Champions. “Erling nuk është kurrë i zhgënjyer nga trajneri i tij… Kurrë, kurrë! Si trajner, jam më i sigurt dhe i lumtur kur Erling është në fushë”.

“Unë do ta mbaj gjithmonë në fushë, por rezultati ishte 3-0 dhe me kaq shumë ndeshje që kemi duhet të kujdesemi për të. Ai pati një goditje të fortë në ndeshjen e fundit kundër Neëcastle. Ai shënoi golin e 3-0, e bëri detyrën e tij”, tha Guardiola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit