18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Grupi i Zjarrit”, plus VV-ja: Mexhiti thotë se partia e Kurtit do të jetë në listën e përbashkët të opozitës shqiptare

- Advertisement -

Sot opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë qëndruar në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilin takim e kanë quajtur vëllazëror.

Para takimit, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, ka theksuar se VV-ja “de jure” nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e majit në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, Mexhiti theksoi se VV-ja do të jetë pjesë e listës së përbashkët të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Është krijuar dilema. De jure nuk do të merr pjesë Vetëvendosja, sepse nuk është e regjistruar në RMV, mirëpo de fakto në listat e përbashkëta, është evidente që subjektet shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Vetëvendosja do të kenë lista të përbashkëta, jemi në takime intensive edhe me z.Taravarin”- pohoi Mexhiti, transmeton TV 21.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit