Bedri Hamza u pyet në Pressing në T7 nëse “grupi i Prishtinës nga PDK iu frikësua rikthimit të Fatmir Limajt në parti?”.
Në këtë pyetje, Hamza u përgjigj:
“Kurfarë frike, unë jam kryetar i PDK-së ligjërisht edhe katër vjet. Tash më vjen mirë që njerëzit e rinj si të garojnë i marrin 60-70 mijë vota…Qëllimi është me shiku kah e ardhmja, gjithmonë duke pas respekt për të kaluarën. Mirëpo këtu jemi për të ardhmen”, tha Hamza.
Duke shtuar se këto ditë “ka pas anëtarësime të reja në PDK”.
Ai tha se në parti do ketë figura të reja si dhe figura nga e kaluara.






