6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Grumbullohet Kosova U-20 në krye me Shemsije Stubllën

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 e vajzave do të vazhdojë fazën e dytë përgatitore. Vashat e drejtuara nga ish-basketbollistja Shemsije Stublla tani në rolin e trajnerës do të vazhdojë përgatitje në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga 3 deri më 8 qershor.

Shemsije Stublla do të ndihmohet nga dy ndihmësit e saj Qëndrim Demi dhe Marko Roder, për të parë nga afër formën e vajzave dardane.

Në këtë grumbullim janë ftuar gjithsej 17 vajza nga klube të ndryshme të Kosovës, si dhe basketbolliste të cilat karrierën e tyre janë duke vazhduar jashtë Kosovës, në mesin e tyre edhe Astera Tuhina.

Kosova U-20 Vajzat gjendet në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Kampionati do të zhvillohet në Kraiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit