Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda ka folur rreth deklaratës së kryeministrit Albin Kurti që vendi të shkoj në zgjedhje dhe për këtë, ai tha se Kurti nuk është serioz.
“Kjo qeveri ka rënë, një kryeministër që bën lojë fjalësh edhe dorëzohet dhe thotë do të shkojmë në zgjedhje, do të jap vota ose nuk do të jap vota, unë mendoj se kjo tregon më së miri se kjo nuk ka rezultat. Asnjë kryeministër kur e ka mandatin nuk kërkon me iu ndërpre mandati, kërkohet të ndërpritet mandati kur një kryeministër nuk ka sukses”, u shpreh Gruda në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Ne po kërkojmë një shpërndarje të Kuvendit dhe ne të shkojmë në zgjedhje, por nuk besoj që kryeministri është serioz në këtë çështje, dhe nuk mundesh të luash kaq shumë me fjalë”.