Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 29, Perparim Gruda, është takuar në Mitrovicë, profesor Muhamet Hajrizi dhe Smajl Smakiqin.
Duke i falënderuar për mikpritjen, Gruda ka thënë se Hajrizi dhe Smakiqi me përkushtimin dhe vizionin e tyre, kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për brezat e rinj.
“Në Mitrovicë, qytetin me një histori të pasur dhe njerëz të jashtëzakonshëm, pata kënaqësinë të takohem me profesorin Muhamet Hajrizi dhe Smajl Smakiqin, dy intelektualë të spikatur dhe kontribues të rëndësishëm. Me përkushtimin dhe vizionin e tyre, ata kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për brezat e rinj. Biseduam për sfidat dhe potencialin e vendit tonë për ma mirë. Faleminderit për mikpritjen dhe frymëzimin që na jepni të gjithëve! #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PërparimGruda29”, ka shkruar Gruda në Facebook.