Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,Përparim Gruda, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një palë zgjedhje të reja, ndërsa 16 shtatorin e ka cilësuar si një datë përcaktuese për partinë.
Gruda tutje tha se PDK-ja ka kapacitete të mëdha politike dhe se në të ardhmen do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës.
“Kosova nuk ka nevojë për një palë zgjedhje të reja. Sigurisht, 16 shtatori për ne është definuese. PDK-ja ka kapacitete të mëdha. Hashim Thaçin e Kadri Veselin nuk i zëvendëson askush”, tha Gruda në ”Click” të RTV21.






