Gruda falënderon Bedri Hamzën: Përfaqësoni një standard të rëndësishëm në politikë, të cilin duhet ta kultivojmë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Bedri Hamzës, duke e falënderuar këtë të fundit për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e bërë.

Gruda, ka thënë se Hamza, përfaqëson një standard të rëndësishëm në politikë, të cilin duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe më tej.

Postimi:

Kryetar Bedri Hamza, faleminderit për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e bërë! Ju përfaqësoni një standard të rëndësishëm në politikë, të cilin duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe më tej.

Ishte nder dhe kënaqësi të punojmë bashkë dhe jam i bindur se kemi ende shumë punë të mira për të bërë për PDK-në dhe Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit