6.5 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

“Gruaja” e Dolce & Gabbana, koleksioni bardhezi i pranverë/verë 2024 prezantohet në Milano

- Advertisement -

Java e modës në Milano, ishte një nga më të për folurat, jo sepse koleksionet ishin të shtëpive më të famshme të modës në Itali si Prada, Versace e Armani, D&G apo Gucci, por edhe për hir të emrave, që u ngjitën në pasarelë, modelet që skenën e kanë pushtuar me elegancën e tyre, prej 30 apo 40 vitesh.

Shtëpia italiane e luksit, Dolce and Gabbana prezantoi koleksionin e saj të ri, në bardhezi, me kostume serioze apo fustane elegante, të gjatë, të rëndë. Edhe koleksioni, si shfaqja, titullohej thjesht “Gruaja”.

Shfaqja u çel nën një sfond bardhezi, me një modele që mbi pasarelë u shfaq me pantallona të shkurtra, çorape të gjatë e një xhaketë over size, ndjekur më pas nga veshje bardhezi, krejt asimetrike, të çuditshme në forma e përmasa, ku mbizotëronin vijat dhe pikat, kudo, në kostumee fustane.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana i sugjerojnë femrave, të jenë elegante, edhe në përditshmërinë e tyre, edhe seksi pse jo. Diku me pak dantellë, diku me lëkurë, një lule në qafe apo edhe një kollare mashkullore. Ajo që të dy sugjerojnë është këmisha dhe kostumi, që duhet të jetë pjesë e çdo ditë e të çdo koleksioni, që pranverën e ardhshme mund të shoqërohet edhe me printime apo pak shkëlqim. E si për ta bërë më femëror koleksionin, stilistët italianë sugjerojnë po ashtu lule të mëdha, pala dhe vata të gjëra, pa harruar çizmet e gjata dhe takat e holla e të larta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit