24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Grimes padit Elon Musk për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre

- Advertisement -

Grimes është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-it të saj, Elon Musk për fëmijët e tyre.

Këngëtarja e “Crystal Ball”, e cila ndan djalin X Æ A-12, 3 vjeç, dhe vajzën Exa Dark Sideræl, 20 muajsh dhe djalin Techno Mechanicus me CEO-n e Tesla-s, ka paraqitur një peticion duke kërkuar të vendosë të drejtat prindërore, sipas të dhënave të marra nga gjykata.

Duket se Elon i cili u nda nga Grimes në mars 2022 pas katër vitesh lidhje, ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht dosjes. “E! News” ka kontaktuar me përfaqësuesit e Elon dhe Grimes por nuk ka marrë përgjigje.

Masa ligjore vjen gati një muaj pasi artistja, e lindur me emrin Claire Boucher, konfirmoi publikisht se ajo dhe manjati i teknologjisë mirëpritën privatisht djalin e tyre më të vogël, me nofkën Tau.

Në një postim të fshirë të shpërndarë në X më 7 shtator, Grimes, 35 vjeç, iu drejtua gjithashtu shefes ekzekutive Shivon Zilis, me të cilin Elon ndan binjakët 19 muajsh, duke shkruar, “Thuaji Shivon të më zhbllokojë dhe thuaji Elonit të më lërë të shoh djalin tim ose ju lutemi t’i përgjigjeni avokatit tim”, ka raportuar E!News.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit