2.2 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

Grilat e emblemat e UÇK-së te monumenti i NEWBORN- Edi Rama: Respekt për simbolin dhe akrificën që solli lirinë e Kosovës

- Advertisement -

Pas “burgosjes” simbolike të përkujtmores NEWBORN me një grilë hekuri dhe mbishkrimin “Kosova e burgosur”, sot aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së përpara monumentit në shenjë nderimi për luftën çlirimtare.

Aktivistët e platformës “Liria ka emër” kanë rrethuar mbrëmë monumentin e pavarësisë “NEËBORN” me hekura metalike, një aksion simbolik ndaj gjyqit të Hagës, ndërsa sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së.

Për këtë simbolikë ka shprehur respekt kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shkroi në profilin e tij në Facebook.

“Pas “burgosjes” simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEWBORN, me mbishkrimin “Kosova e burgosur” sot aktivistët  kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së”.

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, mbrëmë ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, që e konsiderojnë tendencë për rishkrimin e historisë dhe cenim i luftës për liri dhe i themeleve të shtetit tonë.

Monumenti NEWBORN, që u shpalos për herë të parë më 17 shkurt 2008 në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, këtë herë u kthye në një hapësirë reflektimi për drejtësi, dinjitet dhe kujtesë kombëtare.

 

 

Të ngjashme

Të fundit