17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Griezmann tregon arsyen pse Felix “dështoi” te Atletico

- Advertisement -

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka sugjeruar që Joao Felix kurrë nuk u përshtat me kërkesat e Diego Simeone.

Felix qëndroi tre vite te Atleti përpara se të dërgohej në huazim dy herë në nëntë muajt e fundit.

Ai iu bashkua kolegut portugez Joao Cancelo te Barcelona në shtator.

Në një intervistë për Movistar+, Griezmann, zbuloi pse Felix nuk u përshtat kurrë në Madrid.

“Në fund kur arrini këtu e dini pak a shumë se si është trajneri, si është ekipi, përshtateni dhe punoni ose gjërat nuk funksionojnë për ju. Ju duhet të jeni konstant dhe erdhi një moment kur ai u lodh, ai nuk mund ta shihte më veten këtu dhe kjo është arsyeja pse ai dhe klubi bëri përpjekje për t’i dhënë atij një rrugëdalje.”

Felix ka treguar interes për të qëndruar në Barcelonë, por duket se çdo marrëveshje për ta mbajtur atë në Katalonjë do të ishte e komplikuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit