Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dështoi të jap shpjegime për grantet që i janë ndarë vëllait dhe dajës së deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.
“Në asnjë rast të vetëm,nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim.” – ishte krejt çka tha ministri Peci në lidhje me këto raste duke ia lënë përgjegjësinë Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Ai pretendoi se Ministri dhe stafi i tij, nuk kanë qasje në këtë proces.
Ministri Peci vazhdoi reagimin me gjuhë joprofesionale dhe linçuese ndaj mediave, duke akuzuar se titujt e tyre vijnë nga “mendësia kriminale dhe korruptive”.
“Nuk më habisin titujt bombastik e as lincimet që vijnë nga mendësia kriminale dhe korruptive pasi që nisen nga vetja dhe nga pretendimi se cdo listë e përfituesve duhet të kalojë kah zyra e Ministrit. Mirëpo jo në rastin tonë. Ne kemi eleminuar kriteret diskriminuese duke i bërë programet tona të qasshme ndaj secilit fermer, duke u bazuar në meritokraci e transparencë!”, tha ai ndër të tjera.